Telegrafi

Pyetet se pse nuk kryen ndërhyrje për t’u dobësuar, Bebe Rexha: Kam frikë se nëse hyj në operacion, do të vdes në tavolinën e kirurgjisë

Bebe Rexha (Foto: Jeff Kravitz/Getty Images for MTV/Paramount Global)

Artistja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, ka adresuar edhe një herë çështjet e peshës së saj në një intervistë të fundit për revistën “Rolling Stone”.

Përkundër faktit që shpesh është kritikuar për kilogramët e tepërt, Rexha nuk ka preferuar kurrë assesi që të bëjë ndonjë ndërhyrje kirurgjikale për t’u dobësuar.

“Unë mund të përballoja një liposukcion apo ndërhyrje në gjoks, por tani jam e tmerruar nga ajo gjë. Nuk jam kundër, ke hequr qafe barkun, ke bark të sheshtë, kjo është e mahnitshme për mua dhe jam xheloze për këtë. Por unë jam tipi i personit që kam frikë se nëse shkoj të bëj një operacion, do të vdes në tavolinën e kirurgjisë. Nuk mund ta bëj. Unë kam një frikë të madhe nga çdo gjë kirurgjikale”, ka thënë interpretuesja e hitit “In the Name of Love”.

Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Rolling Stone shkruan se nuk do ta shihni Bebe Rexhën duke kryer ndonjëherë as BBL (transferim i dhjamit nga barku në vithe) – pasi ajo do të preferonte që t’i merrte vet gjërat në duart e saj. Është në përputhje me etikën e saj të punës, me përpjekjen e saj për të ofruar më shumë se çfarë kërkohet prej saj.

Lexo po ashtu Bebe Rexha u shfaq si gjethe kanabisi në emisionin e famshëm amerikan, "Jimmy Kimmel Live"

“Unë e thashë në Twitterin tim, jam një ‘bushtër’ që i pëlqen të hajë. Por kam edhe gjëra që po kaloj si probleme mjekësore që ndikojnë në peshën time”, shton ajo, duke iu referuar disa prej ilaçeve që merr për të trajtuar sindromën e vezoreve policistike (PSOCS).

Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Këngëtarja Rexha ka qenë duke ushtruar dhe duke ndjekur një dietë më të shëndetshme, por në fund të fundit, ajo thotë se vazhdon të mbetet e shëndoshë pavarësisht përpjekjeve.

Sido që të jetë, këngëtarja 33-vjeçare ka pak ditë që ka publikuar albumin e saj më të ri “Bebe”, dhe shumë shpejt do të nisë turneun e saj “Best F*ckin Night Of My Life”, nga data 31 maj. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: RB/Bauer-Griffin/GC Images)