Telegrafi

Babai i Marios është krenar qe djali i tij ia ka lyer Kim Kardashianit pjesën e pasme të trupit (Video)

Getty Images

Grimeri i njohur shqiptar, Mario Dedivanovic, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Xing me Ermalin”.

Ai përball moderatorit Ermal Mamaqi ka rrëfyer detaje nga karriera e tij, ndërsa ka folur edhe rreth raporteve që ka me Kim Kardashian, pasi është njëherësh edhe klientja e saj më e besuar.

I pyetur se për çfarë është më shumë krenar babai i tij? Mario, befasoi duke dhënë një përgjigje kontraverse.

Mario Dedivanovic (Getty Images)

“Babai im është më shumë krenar kur ia kam lyer Kimit të pasmet me bojë”, ka thënë Dedivanovic.

Ndërkohë, pas një deklarate të tillë Ermali ka filluar të qeshë me të madhe, dhe njëlloj kanë bërë edhe publiku në sallë.

Mario ishte për pak ditë në Shqipëri, kjo pasi organizoi edhe eventin e njohur “Oda”, një event me tipare të kulturës shqiptare. /Telegrafi/