Reperi i njohur Gjiko, ka qenë këtë javë i ftuar në një nga kronikat e emisionit “Prive”.
Ai i është përgjigjur 25 pyetjeve lidhur me jetën private dhe karrierën e tij.
Siç e dinë të gjithë, brenda pak muajsh ai pritet të bëhet baba për herë të parë, kjo pasi bashkëshortja e tij, Elita Rudi, është shtatzënë.
I pyetur nga gazetari se a është i lumtur që do të bëhet baba? Reperi dha një përgjigje shumë interesante.
“Baba jam bërë prej kohësh, që kur kam hyrë në lojë të hip hop-it, jam bërë babë”, ka thënë Gjiko.
Me këtë reperi ka treguar se e sheh veten si një prej personazheve më të suksesshëm të estradës, në zhanrin të cilin ai këndon.
Përndryshe, këto ditë është paralajmëruar se do të publikohet kënga dhe klipi i tij më i ri, pjesë e së cilit do të jetë për herë të parë bashkëshortja e tij, Elita. /Telegrafi/