Këngëtarja e famshme, Ciara, është shumë e pëlqyer në mbarë botën për këngët e saj.
Të shumtë janë edhe fansat e saj në Shqipëri dhe Kosovë, të cilët me dëshirën më të madhe dëgjojnë këngët e saj, e aq më tepër do ta preferonin një takim apo lidhje të drejtpërdrejt me të.
Një mundësi të tillë e ka pasur së fundmi një fanse e këngëtares nga Shqipëria, e cila ka kontaktuar me Ciaran përmes një lidhjeje direkte në rrjetin social Instagram.
Fillimisht fansja pyetet nga këngëtarja e famshme se prej nga vjen, dhe ajo i përgjigjet duke thënë “Nga Shqipëria”, vend ky i cili duket të mos jetë i panjohur për Ciaran.
“O sa mirë! E kam idenë ku bie përafërsisht, por nuk kam qenë ndonjëherë”, ka thënë këngëtarja në video.
Pas një bisede të shkurtër dhe një sërë komplimentesh nga fansja, Ciara e përmbyll bisedën duke i kërkuar asaj t’i mësojë se si thuhet “Buy (Mirupafshim)” në shqip.
Dhe e njëjta arriti t’i thotë “Mirupafshim” në shqip fanses së saj të zjarrtë. /Telegrafi/