Banorët e Big Brother VIP Kosova 2 po vazhdojnë të kenë biseda të ndryshme në shtëpi.
Ata tashmë kanë diskutuar për anën profesionale, e veç kësaj nuk mungojnë edhe pyetjet për jetë private.
Ka qenë së fundmi aktori Besart Zeneli, i cili iu drejtua Edona James, me disa pyetje për jetën personale.
“Sa të dashur ke pasur”, ka qenë pyetja që iu bë nga Besi.
Transgjinorja nga Suhareka nuk hezitoi me përgjigje, duke befasuar të gjithë konkurrentët.
“Pesë”, ka qenë replika e biondes.
Kjo ka bërë që ta pyesin edhe më shumë rreth kësaj e po ashtu edhe ta ngacmonin.
Theksojmë që mbrëmë (e martë) nga BBVK u përjashtua Meti Alshiqi, pasi theu rregullat e shtëpisë. /Telegrafi/