Këngëtarja Dafina Zeqiri është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Ajo publikon herë pas here fotografi të ndryshme nga përditshmëria, koncertet apo ndonjë këshillë për fansat e saj.
Disa ditë më parë, Dafina shkroi një mesazh të gjatë në Instagram për të gjithë ata që lënë komente negative në imazhet që ajo publikon.
Dhe një nga pyetjet e adresuara ndaj saj në komente, nuk ka qenë edhe fort e këndshme.
“A je lesbike ashtu qysh po thonë këtu a?”, ka pyetur një nga ndjekëset e saj.
Ndërkohë, e menjëhershme duket të ketë qenë përgjigja e Dafinës, e cila i ka shkruar se disa nga meshkujt që ndjekësja i ka “idhuj” janë biseksualë.
“Çfarë pyetje është kjo? A jam a s’jam a ka lidhje? Këqyri rrethanat tuaja! Ata që i ki “idhuj” nga meshkujt (s’po flas për të gjithë), janë biseksualë! Idiot”, ka qenë përgjigja e këngëtares Zeqiri.
Përndryshe, Dafina është duke shijuar suksesin e projektit muzikor “Lule lule”, të cilin e solli në bashkëpunim me reperin Lumi B. /Telegrafi/