Telegrafi

Pyetet nëse ende shikon filma pornografikë, Majk përgjigjet sinqerisht duke thënë “Po”

Reperi i njohur Majk ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “N’drrimi i natës”.

Ai përballë gazetarit Alaudin Hamiti ka rrëfyer shumë çka nga karriera dhe jeta personale e tij.

Reperi gjithashtu u vu përballë edhe disa pyetjeve provokuese, në të cilat nuk ka hezituar të përgjigjet.

I pyetur nga prezantuesi nëse ende shikon filma pornografikë, Majk u përgjigj sinqerisht, duke thënë “Po”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Si ndër herët e rralla, Majk ka rrëfyer edhe për lidhjen e veçantë që ka me të birin.

Ndryshe, ai vazhdon të jetë i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/