Vesa Vllasaliu u largua të premten (24 nëntor) nga Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo për më shumë se një muaj shpalosi gjithçka në këtë format, e sidomos u komentua shumë rasti me shoqen e ngushtë, të cilën e akuzoi se ia kishte marrë burrin.
Menjëherë pas daljes nga shou, bukuroshja nga Gjilani bëri një intervistë për Prive.
E njëjta mes tjerash u pyet nëse do ta shohë intervistën e shoqes së saj, Edonës, pasi pak e pa gjatë kohës sa ishte brenda.
“A je e interesuar për me dit çfarë ka thënë Edona në intervistën që e ki parë pak si titull në intervistën që e ki parë brenda”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.
“As që kam me kqyr intervistën”, u shpreh Vesa.
Vllasaliu dha edhe disa detaje se si ia kishte shpalosur të gjitha planet e martesës dhe se e dinte edhe për datën e martesës. /Telegrafi/