Ish-kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, ka thënë se katalunasit janë skuadra e tij e zemrës, por se ai ka edhe një skuadër të dytë të preferuar.
Spanjolli ka thënë se Milani është klubi i dytë i tij i preferuar dhe për këtë është krenarë.
“Së pari Barcelona, iu pëlqeu apo jo”, ka thënë Puyol gazetarëve gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve ‘Këmba e Artë’, i pyetur se cila klube i do më së shumti.
“Por, Milani është klubi im i dytë. E kam thënë disa herë edhe publikisht. Ishte klub i madh, edhe pse tani nuk po kalon në momente të mira”, ka thënë Puyol. /Telegrafi/