Telegrafi

Putini i thur lëvdata Elon Muskut: Është një person i jashtëzakonshëm, një biznesmen i talentuar

Presidenti rus Vladimir Putin thuri lëvdata për themeluesin e Tesla-s dhe SpaceX, Elon Musk duke e quajtur një “biznesmen të talentuar”.

Putin i bëri këto komente në Forumin Lindor në Vladivostok të Rusisë teksa foli për programin hapësinor të Rusisë, transmeton Telegrafi.

“Elon Musk… është padyshim një person i jashtëzakonshëm. Duhet pranuar. Unë mendoj se e gjithë bota e pranon këtë. Ai është një biznesmen aktiv dhe i talentuar”, tha Putin, sipas një përkthimi të Reuters.

Presidenti rus tha se Musk bën biznes me mbështetjen e shtetit amerikan.

Ai shtoi se Moska është “e gatshme të zhvillojë” mbështetje për bizneset private në vend.

Putin tha se Rusia e ka bërë tashmë këtë për programet e saj hapësinore nën agjencinë Roscosmos. /Telegrafi/