Telegrafi

Putini rregullon çështjen: Ushtria siriane së shpejti në kufirin me Izraelin

Izraeli pranoi të lejonte forcat siriane të vendoseshin përgjatë kufirit me Izraelin, njoftoi kanali i dytë i televizionit izraelit, duke cituar një nëpunës të paidentifikuar.

Mediat raportojnë se është arritur një marrëveshje me ndërmjetësimin e Rusisë.

“Ata ranë dakord se ushtria e Bashar al-Assad do të zërë pozicione në kufirin me Izraelin nëse rusët premtojnë se Irani dhe Hezbollahu nuk do të jenë të pranishëm atje”, thuhet në deklaratë.

Rejoni përgjatë vijës së demarkacionit izraelit-sirian hyn në zonën e shkallëzimit të formuar në vitin 2017, në marrëveshje me Rusinë, SHBA-në dhe Jordaninë.

Ndryshe, dje ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se forcat qeveritare duhet të vendosen në kufirin jugor të Sirisë.