Site icon Telegrafi

Putini nuk do të marrë pjesë në funeralin e Prigozhinit – e as në samitin e G20 në Indi

Presidenti rus, Vladimir Putin nuk ka në plan të marrë pjesë në funeralin e Yevgeny Prigozhin, tha Kremlini këtë mëngjes.

“Prania e presidentit nuk është parashikuar”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Peskov theksoi se Kremlini nuk kishte ndonjë informacion specifik në lidhje me funeralin dhe aranzhimet ishin çështje e familjes.

Putin i bëri homazhe Prigozhin pas rrëzimit të avionit të javës së kaluar – duke e quajtur atë një biznesmen të talentuar që bëri “gabime serioze”.

Lexo po ashtu Rusia nuk do të jetë në gjendje të rifillojë operacionet sulmuese në shkallë të gjerë në Ukrainë - ISW tregon shkakun

“Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e të gjitha viktimave. Është gjithmonë një tragjedi”, tha Putin në një fjalim televiziv.

“Prigozhinin e njihja prej shumë kohësh, që nga fillimi i viteve ’90. Ai ishte një njeri me fat të ndryshëm dhe bëri gabime të rënda në jetë”.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë kryeministrit indian Narendra Modi se ai nuk do të marrë pjesë në Samitin e G20 në Delhi muajin e ardhshëm.

India pret samitin e këtij viti, i cili do të mbahet në kryeqytetin Delhi nga 9-10 shtator.

Siç raportohet më tej, Putin i telefonoi Modit dhe i tha se ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov do të merrte pjesë në samit në emër të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version