Site icon Telegrafi

Putini është parë duke çaluar në “Ditën e Fitores” gjithashtu i mbuluar me një qebe derisa ishte ulur

Presidenti rus, Vladimir Putin dukej se ecte duke çaluar gjatë organizimeve për Ditën e Fitores sot në Moskë dhe gjithashtu u pa i ulur me një batanije mbi prehrin e tij, duke ngritur kështu dyshime të reja mbi shëndetin e tij.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti rus, 69 vjeç, mori pjesë në ngjarjen – që përkujton dorëzimin e Gjermanisë naziste në vitin 1945 derisa mbajti edhe një fjalim.

Por në disa pika – duke përfshirë edhe momentin kur la podiumin për fjalime, dhe shkoi te Varri i Ushtarit të Panjohur për të vendosur një kurorë – Putini dukej se po ecte me një hap të rëndë, sikur po përpiqej të fshehte një çalim.

Dhe, gjatë paradës, ai u pa i ulur me një batanije mbi gjunjë, pavarësisht se veteranët geriatrikë të luftës ishin ulur rreth tij me prehër të zbuluar.

Secili nga këto incidente do të ishte mjaft i lehtë për t’u hedhur poshtë – por së bashku ato do të bëjnë pak për të larguar thashethemet e vazhdueshme se Putini po përballet me probleme shëndetësore. /Telegrafi/

Exit mobile version