Telegrafi

Putini dhe disa anëtarë të kabinetit të tij “koten” gjatë takimit

Presidenti rus Vladimir Putin duket se e ka vënë veten në gjumë së bashku me disa zyrtare tjerë të kabinetit, gjatë një takimi që e kishin zhvilluar në Moskë.

Videoja shfaqin 69-vjeçarin, duke u “kotur” gjatë mbledhjes së këshillit për zhvillim të turizmit në Rusi, transmeton Telegrafi.

Madje “gjumit” nuk i rezistuan edhe disa nga anëtarët e tjerë të kabinetit, të tij që dukeshin të përgjumur.

Në anën tjetër thuhet se Putin u është ankuar mjekëve për një lodhje të vazhdueshme që po e ndjenë, derisa po merrte frymë kur ndoqi stërvitjen ushtarake Vostok.

Kjo vetëm sa rrit dozën e dyshimit se Putin ka probleme të mëdha shëndetësore, siç edhe kanë pretenduar shërbimet inteligjente të perëndimit.

Madje thuhet se gjatë takimeve të shpeshta, Putin merr me vete sozinë që në rast se nuk ndihet mirë ta zëvendësojë ai. /Telegrafi/