Telegrafi

Putin i thotë gjeneralit rus të forcojë ushtrinë, pas kërcënimit të Trump për largim nga traktati bërthamor!

Vladimir Putin po konsideron forcimin e forcave të armatosura të Rusisë në përgjigje të siç thuhet “kërcënimit të Donald Trump për t’u tërhequr nga një traktat i rëndësishëm i çarmatimit bërthamor”.

Sipas DailyStar, përcjell Telegrafi, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se Putin dhe stafi i tij i lartë ushtarak janë duke shqyrtuar idenë e rritjes së aftësive të tyre ushtarake pasi Shtetet e Bashkuara kërcënuan të tërhiqen në mënyrë të njëanshme nga Traktati i Forcave të Armëve Bërthamore (INF).

Siç thuhet tutje, gjenerali i ushtrisë ruse tha se planet u diskutuan në kontekstin e Traktatit të INF me Putinin, në një seri takimesh me udhëheqësit ushtarakë muajin e kaluar.

Në takimet, të mbajtura në mes të 19-22 nëntorit, Putin u informua për “ndërtimin dhe zhvillimin e forcave të armatosura” për të siguruar që “Rusia mund të konkurrojë ushtarakisht me SHBA”, tha Shoigu.

Ata gjithashtu folën për ofrimin e “armëve të fundit, pajisjeve ushtarake dhe speciale” për ushtrinë ruse, tha Shoigu në një konferencë shtypi të martën në Soçi.

Trump kërcënoi tërheqjen e SHBA-së nga Traktati i INF në tetor, duke cituar shkeljet ruse si arsye – akuzat që Kremlini i mohon fuqimisht.

Traktati i INF, i nënshkruar nga ish-presidenti amerikan Ronald Reagan dhe udhëheqësi sovjetik Mikhail S Gorbaçov në vitin 1987, ndalon zhvillimin dhe vendosjen e raketave me gamë midis 500 km dhe 5.500 km. /Telegrafi/