Telegrafi

Putin: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do t’i takojë së kaluarës

Ndërsa ushtria moderne përballet me sfida më të komplikuara dhe siguron teknologji të përparuar, ajo kërkon një kalim në një ushtri profesionale, ka thënë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

“Shërbimi i detyrueshëm ushtarak bëhet ngadalë një gjë e së kaluarës”, citohet të ketë thënë ai, duke shtuar se “kjo kërkon kohë dhe financim të duhur” për ta bërë atë të ndodhë.

“Por ky trend ekziston dhe ne do të lëvizim në këtë drejtim”, ka shtuar tutje Putin.

Ndryshe, sipas mediave, në Rusi një mandat ushtarak 12-mujor është i detyrueshëm për të gjithë qytetarët meshkuj të moshës 18-27 vjeç, me një numër përjashtimesh.

Koha u zvogëlua nga dy vjet në vitet 2007-2008, edhe pse një vit shërbimi është konsideruar nga shumë ekspertë tepër i shkurtër për të fituar aftësi të larta ushtarake. /Telegrafi/