Site icon Telegrafi

Putin sfidon “bishën” e Obamës, pritet të marrë superveturën “Cortege” (Foto)

Presidenti rus, Vladimir Putin do të jetë përfituesi i parë i një limuzine luksoze të krijuar nga rusët, gjatë vitit të ardhshëm. Ai pritet të marrë në zotërim mjetin e njohur me emrin “Kortezh” apo “Cortege” deri në fund të vitit 2017.

Limuzina është e ngjashme me “The Beast”, automjeti i blinduar i përdorur për transportin e Presidentit amerikan, Barack Obama, nëpër vizitat zyrtare.

Por ndryshe nga “The Beast”, “Kortezhi” do të jetë i disponueshëm për publikun duke nisur nga viti 2018. “Autoblindi” do të prodhohet në versionet “SUV”, “limo”, “sedan” dhe “minivan”.

Ajo do të ketë dyer 10 herë më të trasha sesa përmasat mesatare të dyerve të një automjeti, ndërsa do të ketë edhe sistem të brendshëm të furnizimit me oksigjen, sipas asaj që bën të ditur “Venas News”.

Versione të kësaj supermakine do t’i shtohen edhe flotës së automjeteve zyrtare të Rusisë për zyrtarë dhe politikanë të niveleve të larta, përcjell TCH.

Exit mobile version