Presidenti rus Vladimir Putin e quajti përkthyesin e tij ‘bandit’ gjatë një bisede me kryeministrin suedez Stefan Lofven, pasi vuri re një përkthim jo të saktë të bërë nga ana e tij.
Biseda u zhvillua në Forumin Ndërkombëtar Arktik në Shën Petërsburg të martën e 9 prillit, ku Rusia po mundohet të forcojë marrëdhëniet më shtetet e tjera në rajon.
Putin vuri në dukje biznesmenët suedezë që kanë investuar me shumën 5 milionë dollarë në Rusi, duke ju referuar atyre me termin rus “druz’ya” (në shqip: miqtë), jo një herë por dy herë duke e theksuar fjalën.
Kur përkthyesi i përsëriti fjalinë kryeministrit suedez, ai përdori një term më neutral “partnerët” që tingëllon pak a shumë njësoj, si në anglisht, rusisht dhe suedisht.
“Unë thashë ‘miqtë’, dhe ai e përktheu ‘partnerët’, banditi”, tha me të qeshur Putin, duke vënë në dukje se fjala miqësore ishte shumë e rëndësishme, sepse ai i konsideron 500 kompanitë suedeze që investojnë në vendin e tij aktualisht si “miq”.
Të dy liderët diskutuan për zhvillimin e marrëdhënieve të mira pavarësisht mosmarrëveshjeve dhe vështirësive, Lofven e quajti Rusinë “një vend shumë të rëndësishëm në rajon”.
Gjithashtu në bisedë Presidenti Putin njoftoi për një rritje 30% te tregtisë me vendin skandinav. /oranews/
Путин на встрече с премьером Швеции назвал шведских бизнесменов друзьями, но переводчик посчитал их партнерами. «Я сказал друзей, а он – партнеры. Бандит» pic.twitter.com/TJQkhPsuDP
— Кремлевский пул РИА (@Kremlinpool_RIA) April 9, 2019