Presidenti rus, Vladimir Putin u shpreh sot pro dislokimit të forcave paqeruajtëse për të siguruar mbrojtjen e vëzhguesve të OSBE-së në lindje të Ukrainës, ku po zhvillohet konflikti mes forcave ukrainase dhe separatistëve prorusë.
“E konsideroj si mjaft të përshtatshme praninë e forcave paqeruajtëse, apo më konkretisht të personave që do të mundësojnë sigurinë e misionit të OSBE-së duke mos e konsideruar aspak të gabuar”, njoftoi Putin, gjatë një konference shtypi në Xiamen, në Kinë, në përfundim të samitit të BRICS-it.
“Përkundrazi, mendoj se ky mision do të jetë i dobishëm për zgjidhjen e problemit në juglindje të Ukrainës”, theksoi ai.
Vladimir Poutine i kërkoi Ministrisë së Punëve të Jashtme për të paraqitur një rezolutë për këtë çështje në OKB. Ai saktësoi se ky kontigjent i forcave duhet të ketë kryesisht si mision “sigurinë” e vëzhguesve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe do të dislokohet vetëm në zonat ndarëse mes rebelëve dhe forcave të ushtrisë.