Presidenti rus, Vladimir Putin do ta vizitojë shtetin turk dhe do ta takojë presidentin, Recep Tayyip Erdogan.
Siç tha këshilltari i Putinit, planet për udhëtimin janë duke u zhvilluar, megjithëse data ende nuk është caktuar. Turqia ka qenë ndër vendet e pakta që ka mbajtur marrëdhënie me Rusinë dhe Ukrainën që nga pushtimi i shtetit ukrainas nga Moska.
Megjithëse kritikoi ofensivën ruse, Ankaraja u pozicionua si një palë neutrale që përpiqet të ndërmjetësojë midis Rusisë dhe Ukrainës.
Më herët u konfirmua se edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të vizitojë Turqinë për t’u takuar me presidentin turk.
Turqia dhe OKB-ja ndërmjetësuan një marrëveshje për të liruar eksportin e miliona tonë drithëra nga portet ukrainase të Detit të Zi që ishin bllokuar që kur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt.
Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka lëshuar ndërkohë një urdhër arrest për presidentin rus, Vladimir Putin për fillimin e luftës dhe krimet e kryera në Ukrainë. /Telegrafi/