Telegrafi

Putin planifikon një udhëtim të rrallë jashtë shtetit – Erdogan konfirmon se do ta takojë në Stamboll

Vladimir Putin pritet të bëjë një udhëtim të rrallë jashtë vendit, ku planifikohet të vizitojë Turqinë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan këtë e ka konfirmuar gjatë një konference për shtyp pas takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Stamboll.

I pari i shtetit turk nuk zbuloi detaje të mëtejshme, por tha se një marrëveshje e mundshme e shkëmbimit të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës do të ishte ndër çështjet që do të diskutohet gjatë vizitës së liderit rus në Turqi, e cila do të realizohet muajin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Zelensky takon Erdoganin në Stamboll - temë e diskutimit robërit e luftës dhe marrëveshja për grurin

“Shpresoj se do të marrim një rezultat të shpejtë rreth kësaj çështje (të burgosurit)”, tha Erdogan para gazetarëve në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Kujtojmë se Putin dhe Erdogan kishin zhvilluar më parë bisedime në Kazakistan në tetor të vitit të kaluar, raporton skynews.

Presidenti rus nuk ka shkelur në asnjë vend të NATO-s që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në muajin shkurt të vitit 2022.

Gjatë kësaj periudhe ai ka bërë dy vizita të shkurtra. Në Iran ishte në muajin korrik të vitit të kaluar dhe në dhjetor tek aleati i ngushtë, Bjellorusia. /Telegrafi/