Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Mikhail Gorbachev, liderin e fundit të Bashkimit Sovjetik, ka njoftuar Kremlini.
Siç raporton The Guardian, kjo po cilësohet si një lloj averzioni i presidentit rus karshi Gorbachevit, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë që Gorbachev ndërroi jetë të martën në moshën 91-vjeçare, ku gjithashtu është bërë e ditur se ceremonia e varrimit nuk do të jetë funeral zyrtar shtetëror.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjithashtu bëri të ditur se vendimi për mospjesëmarrje po ndodh për shkak të orarit të ngjeshur të Putinit.
“Për fat të keq, orari i ngjeshur i presidentit nuk do t’ia lejoj një gjë të tillë”, shtoi Peskov, i cili kategorikisht mohoi se mund të ketë pasur ndonjë mosmarrëveshjes mes Putinit dhe G0rbachevit.
Megjithatë Putini ka tentuar të duket se nuk ka asgjë personale me Gorbachevit, ku mbi kufomën e tij ka vendosur kurora lulesh. /Telegrafi/