Site icon Telegrafi

Putin: Infrastruktura e NATO-s po afrohet, Rusia duhet të përgjigjet

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të merkurën se NATO-ja po lëviz infrastrukturën e saj ushtarake afër kufirit rus dhe se Rusia si përgjigje duhet të forcojë infrastrukturën e vet.

Ai këto komente i bëri në një konferencë shtypi pas bisedimeve me presidentin finlandez Saulian Niinistum.

Putin gjithashtu tha se NATO refuzon të diskutojë me Rusinë vendosjen e rregullave të fluturimeve ushtarake.

Ai shtoi se pret që Presidenca finlandeze e BE-së do të ndihmojë në forcimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Evropës.

“Finlanda do të qëndrojë në krye të Bashkimit Evropian, në gjysmën e dytë të vitit 2019. Pres që presidenca finlandeze të arrijë diçka pozitive, në mënyrë që të rivendosë gjendjen normale të marrëdhënieve midis Rusisë dhe BE-së”, tha Putin.

Exit mobile version