Site icon Telegrafi

Puthjet dhe ledhatimet e çiftit në BB9, Danjeli: Po na shohin nga shtëpia (Foto)

U bënë çift një natë më parë, por përkujdesja, ledhatimet dhe puthjet mes tyre nuk kanë munguar që në ditën e parë në shtëpinë e çifteve.

Të ulur pranë njëri-tjetrit, Danjeli dhe Fotinia flasin për marrëdhënien e tyre, ku Danjeli i thotë Fotinisë, ndërsa qesh, se po lënë nam.

“Mezi e kam pritur këtë verë. Kam menduar se mund të jetë më e mira”.

Momentet romantike të çiftit (Big Brother)

“Por po lëmë nam këtu, për Zotin, po na shohin nga shtëpia”, thotë Danjeli ndërsa buzëqesh.

Më pas, ai bën edhe një batutë me Fotininë: “Vij nga Tropoja unë, jo nga Gjirokastra”. /TCH/Telegrafi/

Exit mobile version