Xhensila me Fatjonin vazhdojnë të diskutojnë mbi bastin dhe puthjen.
Ai e pyet Xhensilën nëse do ia japë puthjen. Ajo i thotë jo. Pastaj Fatjoni i thotë se ndër të gjitha femrat e shtëpisë, sytë i ngelën tek ajo. Ai e pyet nëse dhe ajo e pëlqen në të njëjtën mënyrë.
Xhensila nuk përgjigjet. Fatjoni i thotë se pret përgjigje prej saj. Ajo i thotë se e ka vetëm shok.
Pas shumë pyetjesh dhe përgjigjesh ata fillojnë të luajnë. Xhensila do të bëjë lojën e pasqyrës, do të thotë që do bëjë atë që bën Fatjoni. Loja fillon me lëvizje reciproke. Xhensila qesh shpesh herë dhe Fatjoni i thotë se ajo nuk e bën dot këtë lojë.
Fatjoni i thotë Xhensilës se ajo ka vetëm fjalë dhe jo vepra. Xhensila i thotë se bastin do ta shlyejë kur të jetë e qartë, atëherë do e puthë.