Telegrafi

Puthje në buzë ndërmjet Allison Janney dhe Kate Winslet në skenë (Foto/Video)

Getty Images

Si në të gjitha evenimentet e mëdha, edhe në ceremoninë e ‘Hollywood Film Awards’ nuk kanë munguar momentet që u kanë dhënë material faqeve rozë.

Krahas çmimeve që iu janë ndarë aktorëve, edhe momentet ngacmuese janë ato që përfolen në media.

Dhe ndodhi (Getty Images)

Një i tillë ka ndodhur ndërmjet dy kolegeve, Kate Winslet dhe Allison Janney.

Lexo po ashtu Kate Winslet në krah të regjisorëve të akuzuar për ngacmim seksual

Winslet mori më shumë se një çmim në këtë eveniment, ashtu që iu desh të mbante fjalime para të pranishmëve.

Gjatë njërit prej fjalimeve të saja, aktorja tha se ndihej e nderuar që ndodhej në të njëjtin vend me Allison Janney.

Puthja ndërmjet dy aktoreve (Getty Images)

“E di se nuk të njoh mirë, por e di se dua të jem si ti… Mendoj, mund të puthemi, ndoshta? Ndoshta?”, ka thënë Kate.

Ndërsa Janney u nis drejt skenës dhe u puth me Winslet fillimisht në buzë dhe pastaj u përqafuan. /Telegrafi/