Mbrëmja e sotme në spektaklin “Your Face Sounds Familiar” në TV klan ka nisur si asnjëherë më parë.
Performanca e parë që hapi mbrëmjen ka qenë në imitimin e Katy Perit, e cila është realizuar nga ana e Beatrix Ramosajt.
Por duke qenë nën interpretimin e saj Triksës i është dashur që të puth një femër në spektakël, si fillim ajo ka hezituar, por mesa duket anëtarja e jurisë Olta Goxhari nuk e ka lënë rehat dhe ka këmbëngulur që ajo të puth dikë, transmeton opinion.al.
Kështu Ramosaj ka zgjedhur të puthi Gixharin, ato janë puthur publikisht në buzë, e pas kësaj anëtari tjetër i jurisë Arian Çani, ka thënë se puthja “nuk ishte me llapë”.
Më pas ka vazhduar diskutimin, Çani i ka thënë Ramosajt se bëri mirë që zgjodhi të puth në buzë Oltën dhe jo atë, pasi Triksa nuk është në shijet e tija, të njëjtën gjë ka thënë edhe Triksa, se “e sheh atë si baba”. Ndërkohë pas kësaj Çani i ka thënë Ramosajt se me këtë veprim i ka ngjarë si Bleona dhe jo Katy Perri.