Site icon Telegrafi

Puthje në Big Brother mes Damianos dhe Armelës

Nuk kanë pritur aspak për t’i dhuruar njëri-tjetrit puthjen e parë në buzë.

Armela dhe Damiano u votuan nga publiku për të vazhduar lojën e tyre në Big Brother së bashku si çift dhe nuk kanë dashur të humbin kohë, të paktën për puthjen e parë.

Damiano i tregon Keit se në shtëpi me ta ishte edhe Liridoni, vëllai i Donjetës. “Një shok i mirë i imi”, i thotë ai.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Big Brother Albania

“Prandaj nuk u puthe ti me Donjetën”, i thotë Kei.

Damiano tregon më pas për marrëdhënien e tij me Armelën, duke thënë se gjatë kësaj jave kishte pasur një debat të vogël, ndërsa më parë pati një marrëdhënie shumë të mirë. “Ne jemi çift tashmë”, thotë Danjeli dhe e puth në buzë Armelën. /TCH/

Exit mobile version