Telegrafi

Puthje mes bukurosheve, veshje ‘vetëm’ në të brendshme dhe shumëçka në mbrëmjen gala të amFAR (Foto/Video)

Për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me sëmundjen e HIV/AIDS, është mbajtur nata tradicionale gala e njohur si amFAR.

Në tepihun e kuq kanë defiluar shumë personalitete dhe bukuroshe botërore, në mbrëmjen e zhvilluar në qytetin amerikan të New Yorkut.

E më së shumti, siç transmeton Telegrafi, ka tërhequr vëmendje bukuroshja dhe modelja ruse Adriana Lima.

Kjo e fundit kishte të veshur një fustan në formë rrjete, e cila ka vënë në pah vetëm të brendshmet ngjyrë të zezë dhe pa reçipeta.

Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm edhe Scarlett Johansson, Heidi Klum, Paris Hilton, Alessandra Ambrosio dhe shumë bukuroshe me famë botërore.

Vlen të theksohet se Klum se ikona e modës botërore, Naomi Campbell kanë shkëmbyer puthje para kamerave dhe fotografët në tapetin e kuq.

Kujtojmë se në këtë mbrëmje mblidhen edhe para, të cilat shkojnë për shërimin e personave të prekur prej kësaj sëmundje të rëndë. /Telegrafi/