Kristjana Ibro,e njohur me emrin skenik Kristjana Saxobeat, u bë e njohur pas publikimit të mesazheve erotike të shkëmbyera mes saj dhe reperit Noizy, për të cilin më pas pohoi se kishte kryer edhe marrëdhënie seksuale.
Së fundmi, ajo ishte sërish kryetemë, pas denoncimit nga një biznesmen për vjedhjen e telefonit. Për këtë rast, balerina e klubeve të natës deklaroi se biznesmeni ishte dashuruar marrëzisht për t’i treguar këtë dashuri i bënte dhurata.
Sipas saj, 46-vjeçari u nervozua nga fakti që ajo nuk i kthente vëmendjen e për këtë arsye erdhi edhe denoncimi.
Dhe tani, zeshkania ka gjetur sërish mënyrën për të tërhequr vëmendje. Ajo njihet edhe për imazhet eksplicite që i publikon në rrjetet sociale dhe disa sosh i ka publikuar në javët e fundit.
Kristjana ngacmon edhe me komentet që i përshkruan fotografitë. “A je xheloz?”, shkruan pranë fotografisë ku puthet me një femër. “E urrej të qenurit seksi, por dikush duhet ta bëjë”, shkruan pranë imazhit, në të cilin shfaqet nudo. /Telegrafi/