Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe humoristi i njohur Bes Kallaku aktualisht janë duke shijuar pushimet në Maldive.
Dyshja vendosën të shkojnë në muaj mjalti, pas një dasme madhështore, të organizuar më datë 1 shtator, në Pallatin Presidencial, në Tiranë.
Xhensila ishte ajo e cila në rrjetet sociale publikoi gjatë ditës disa fotografi, në të cilat shfaqej mjaft atraktive me bikini në plazh.
Ndërkohë, pak orë me vonë çifti kanë vendosur të ndajnë me fansat edhe disa imazhe tjera ‘të nxehta’, ku shfaqen mjaft të dashuruar pranë njëri-tjetrit.
Një puthje në perëndim, dhe një fotografi nga shtrati ku dyshja shfaqeshin në rroba banje, ishin pamjet që Xhensila dhe Besi ofruan për ndjekësit e tyre në rrjetin social Instagram.
“Parajsa ime”, ka shkruar Xhensila në fotografinë e fundit, teksa shfaqet duke i dhënë një puthje Besit në perëndimin e diellit. /Telegrafi/