Telegrafi

Puthja në buzë e dy aktorëve të famshëm në ceremoninë e Golden Globes (Foto/Video)

Ryan Reynolds dhe Andrew Garfield u shndërruan në hit në ceremoninë e Golden Globes, pas puthjes së tyre në buzë.

Dy aktorët u bënë kryetemë e faqeve rozë dhe medieve sociale në momentin kur Ryan Gosling doli ta merrte çmimin e aktorit më të mirë për performancën e tij në “La La Land”.

Puthja në buzë e dy aktorëve që u përfol shumë

Në fakt, Reynolds ishte në konkurrencë për çmimin e aktorit më të mirë në mjuzikël ose komedi, për rolin e tij në “Deadpool”, porse humbi përballë Gosling.

Dhe për ta ngushëlluar reagoi menjëherë ish-Spidermani, Andrew Garfield, i cili e puthi në buzë, raporton Telegrafi.

Lexo po ashtu Përqafimi i sikletshëm: Derisa regjisorin e përqafonte e dashura, të njëjtën gjë deshi ta bënte edhe aktorja (Video)

Imazhet nga puthja e tyre u shpërndanë në masë të madhe në internet. Madje e befasuar mbeti edhe ish- e dashura e Garfield , Emma Stone, e cila po ashtu u përfol shumë për përqafimin e sikletshëm me regjisorin e “La La Land”. /Telegrafi/

Dy aktorët e famshëm ishin ulur pranë njëri-tjetrit