Ryan Reynolds dhe Andrew Garfield u shndërruan në hit në ceremoninë e Golden Globes, pas puthjes së tyre në buzë.
Dy aktorët u bënë kryetemë e faqeve rozë dhe medieve sociale në momentin kur Ryan Gosling doli ta merrte çmimin e aktorit më të mirë për performancën e tij në “La La Land”.
Në fakt, Reynolds ishte në konkurrencë për çmimin e aktorit më të mirë në mjuzikël ose komedi, për rolin e tij në “Deadpool”, porse humbi përballë Gosling.
https://www.youtube.com/watch?v=-g39TS1ZKHQ
Dhe për ta ngushëlluar reagoi menjëherë ish-Spidermani, Andrew Garfield, i cili e puthi në buzë, raporton Telegrafi.
Imazhet nga puthja e tyre u shpërndanë në masë të madhe në internet. Madje e befasuar mbeti edhe ish- e dashura e Garfield , Emma Stone, e cila po ashtu u përfol shumë për përqafimin e sikletshëm me regjisorin e “La La Land”. /Telegrafi/