Site icon Telegrafi

Puthja e partizanëve gjatë çlirimit të Tiranës dhe një letër e Mehmet Shehut: Na ka plasur sifilizi

Fotografia që shihni, është duke qarkulluar në rrjetet sociale. Në të shihen duke u puthur dy partizanë, të cilët mendohet se janë shqiptarë. Thuhet se foto është bërë më 17 nëntor të 1944-s.

Kjo pamje ka shkaktuar shumë debat për moralin e partizanëve dhe komunistëve.

Ndërkohë, poshtë është një letër e Mehmet Shehut e 1943-it, ku ai ankohet se në Brigadën e Parë sulmuese ka plasur sifilizi:

Lexo po ashtu Seks në luftë me gjermanin: “Kurvëritë” në Brigadën e Parë Sulmuese Partizane (Foto)

“Shtabi i Brigadës së Parë në një mbledhje të tij të rregullt, duke marrë në shqyrtim kuadrot e brigadës, ka vendosur t’i bëjë propozimet e mëposhtme Shtabit të Përgjithshëm.

Komandanti i Batalionit të tretë të brigadës, Nikolla Gajo, të hiqet prej detyrës së tija dhe të mos i besohet asgjë detyrë në rreshtat e brigadës. Arsyeja është se Nikolla Gajo sillet aq ashpër me partizanët dhe e shton ashpërsinë e tij sa që është transformuar në tiran mbi partizanët. Sado që shtabi i brigadës i ka tërhequr vëmëndjen shumë herë dhe ka bërë çmos që të sjellë në rrugë të mbarë, në vënd që të përmirësohet, në të kundërt është keqësuar çdo ditë e më tepër. Një arsye tjetër është se Nikolla Gajo me qëndrimin e tij të dyshimtë karshi shoqeve, ka lënë përshtypjen në shumicën e partizanëve të brigadës të mos jetë i sinqertë karshi moralit partizan. Është konstatuar gjithashtu se Nikolla Gajo ka sëmundjen e SIFILIT dhe qënia e tij në brigadë e rrezikon jetën e partizanëve në brigadë. Në vendin e Nikolla Gajos si komandant i batalionit të tretë propozojmë Ngjel Argjiri, nënkomandant i batalionit të dytë, i cili ka të gjitha cilësitë e nevojshme për t’u bërë komandant i një batalioni.

Propozojmë heqjen nga detyra të komisarit të batalionit të tretë, Faik Zaimi, për arsye se ky, jo vetëm që nuk ka bërë detyrën e tija si komisar politik sado që shtabi i brigadës i ka dhënë të gjitha ndihmat politike që të fillojë detyrën e tija, porse ajo që është më keq , është se ky është treguar i frikshëm në të gjitha aksionet që ka bërë brigada deri më sot. Në aksionin e Vithkuqit, në atë të Pogradecit, në Xyrë dhe në Qafë Kërrabës, Faik Zaimi është sëmurur pa qënë i sëmurë. Kështu që të gjithë partizanët e kanë humbur besimin në të.

Propozojmë që të degradohet, të komentohet para batalionit të tija heqja e tija prej detyre dhe të transferohet si partizan i thjeshtë në skudarën sulmonjëse (automatike) po të batalionit të tija. Për zëvëndësimin e tija do të shikojmë dhe do tj’u inforojmë më vonë për një kandidat.

Nënkomisari i batalionit të parë, Bedri Gjergji, duke qënë se është treguar krejtësisht i paaftë për detyrën që i është ngarkuar, dhe se nuk premton zhvillim, propozojmë të hiqet prej detyre dhe në vënd të tij të vihet Dhori Panariti, i cili ka të gjitha cilësitë e nevojshme për këtë detyrë. Bedri Gjergjin propozojmë ta lëmë si partizan të thjeshtë në rradhët e batalionit të tija.

Disa ditë më parë u patëm propozuar heqjen nga detyra të komisarit politik të batalionit të parë, Panajot Plaku, për arsye se n’aksionin e Vithkuqit është treguar i frikshëm duke munguar, pa asnjë justifikim për 24 orë nga batalioni i tija. Duke qënë se në këto kohët e fundit ka filluar të përmirësohet, duke u treguar aktiv e duke luftuar frikën, jep shpresë përmirësimi, propozojmë që t’i japim edhe një rasë në disa aksione të tjera duke e lënë në detyrën që ka. DMTH propozimin e mëparshëm e pezullojmë.

Vdekje Fashizimit – Liri Popullit

Datë 6 tetor 1943

Për Shtabin e Brigadës së I-rë Sulmuese,

Mehmet Shehu”.

Exit mobile version