Telegrafi

Puthja e parë publike e Armend Regjepagiqit dhe Aida Barakut (Foto)

Gjeneratat e reja nuk ja kanë fortë idenë për atë se kush janë Aida Baraku e Armend Rexhepagiqi, pasi ka shumë vite që çifti janë larguar nga jeta publike dhe pavarësisht premtimeve për rikthim, ende nuk ka asgjë konkrete, shkruan “Kosovarja”.

E, në fund të viteve 80-të në vitet e 90-të, por edhe në fillim të viteve 2000, ata ishin hit apsolut, tejet të pranishëm në projekte nga më të ndryshmet.

Lexo po ashtu Kur Armend Rexhepagiqi provonte fatin për Jugosllavinë në Eurovizion (Video)

Aida dhe Armendi kanë marrë pjesë edhe në festivale të mëdha, ku përherë kanë pasur paraqitje dinjitoze

Mbahet mirë në mend performanca e tyre ne festivalin e madh me këngën “Ti nuk më meriton”, ku çifti në fund të këngës simuluan një puthje.

Kjo me gjasë është puthja e parë që ka ndodhur në një festival këngë në Shqipëri.