Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale shihet një foshnjë e porsalindur e cila i afrohet nënës së saj e cila me gjasë ende nuk e ka marrë veten, pas lindjes së bebes.
Kjo video, përcjell Telegrafi, përveçse është shpërndarë me të madhe, ka marrë edhe shumë komente.
Ajo që më shumë bie sy në komente është fakti se nëse bebja “dëshironte të puthte nënën”, apo ndoshta “ishte e uritur dhe kërkonte qumështin”.
“Nuk mendoj se bebja dëshiron t’ju puthë juve, ai dëshiron pak qumësht”, është një koment në video.
“Kjo është një refleks, jo një puthje”, është një koment tjetër. /Telegrafi/