Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, duket se i kanë përmirësuar marrëdhëniet e janë shumë miqësorë.
Në përfundim të samitit G7, ata të dy shkëmbyen një puthje, e cila u bë menjëherë virale. Trump dhe Merkel ishin pjesë e rreshtit me liderë botërorë që përfshinin Boris Johnson, Emmanuel Macron, Justin Tudeau etj.
Si çdo vit, të gjithë u rreshtuan për të bërë fotografinë tradicionale “familjare”. Pavarësisht se pati shumë takime mes tyre, puthja e Merkel me Trump mori vëmendje të madhe dhe pamjet u bënë virale.
Përdoruesit e rrjeteve sociale filluan të mendojnë se puthja ishte në buzë, por jo. Ndër të tjera, Presidenti Trump shkëmbeu puthje edhe me gruan e homologut të tij francez, Emmanuele Macron.
Gjatë mbledhjes u morën disa vendime të rëndësishme. Një ndër to ishte situata në Amazonë, për të cilët liderët vendosën të dhurojnë 22 milionë dollarë për të shuar flakët. /oranews/
https://www.youtube.com/watch?v=r22f0LtpCrs