Çfarë mund të sjell dëme puthja e bebes në buzë?
Puthja është mënyrë e lidhjes emocionale, normalisht, dhe gjithashtu e keni mundësinë ta nuhatni aromën e bukur të kokës së bebes.
Por, duket se nuk është gjithçka parajsë sa i përket këtij fenomeni, pasi që hulumtimet sugjerojnë që puthja e bebes në buzë mund të shpie në probleme dentare më vonë në jetë.
Më saktësisht dëmtimin dhe shkatërrimin e dhëmbëve. Pra, një puthje e vogël mund t’ju shkaktojë shumë më vonë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ky nuk është informacion i ri.
Ndonëse pak prej nesh jemi të vetëdijshëm për rreziqet shëndetësore që i sjell puthja e bebes në buzë, edhe në vitin 2015 studimet kishin treguar se bebet e puthura nga prindërit kanë rrezik më të lartë të kenë dhëmbë të prishur në fazat e vonshme të jetës, sepse bakteret që e shkatërrojnë dhëmbin transmetohen përmes pështymës.
Vlen të ceket se 38% e nënave besohet se i puthin fëmijët në buzë, dhe kjo po konsiderohet shifër alarmante. /Telegrafi/