Telegrafi

‘Putevi Srbije’ do ta heqë akronimin IRJM për Maqedoninë

Në pikëpagesat e autostradave sërbe të rrugëve, në fletëgapesat e ”Putevi Srbije”, Maqedonia ka figuruar si IRJM, pra Ish-republika Jugosllave e Maqedonisë.

Ky rast shkaktoi edhe ragimin e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë, duke kërkuar nga Serbia që të bëhet korrigjimi i duhur.

Për këtë rast, agjencia e lajmeve META bën të ditur se ”Putevi Srbije” ka njoftuar se në pikë pagesën në Preshevë është lëshuar në testim sistemi i ri, tash e një muaj më parë, ndërkaq nga 21 janari, përshkrimi IRJM do të zëvendësohet me përshkrimin e relacionit Levosojë – Preshevë./Telegrafi/