Telegrafi

Pushuesit shpëtojnë fëmijën nga valët e rrëmbyeshme të detit (Video)

Në një plazh të Havait, tre burra kanë vepruar me shpejtësi dhe e kanë shpëtuar një fëmijë, që nuk kishte mundësi të dilte në breng.

Megjithëse i kishte prindërit pranë, ata nuk vepruan me shpejtësi, duke menduar se valët janë të lehta dhe ai mund të del me lehtësi, transmeton Telegrafi.

Por, pushuesit që e dinin rrezikun që vinte nga këto përplasje, vrapuan dhe e kapën atë para se të futej më thellë në det.

Në videon e shikuar më poshtë, mund të shihni se sa të paparashikueshme mund të jenë valët e detit dhe bëhen shumë të rrëmbyeshme. /Telegrafi/