Telegrafi

Pushteti thotë se Gruevski për dorëheqje duhet të vijë në Kuvend

Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe ish-kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski gjatë ditës së shtunë (1 qershor) dha dorëheqje nga posti i deputetit me arsyetimin që mos i mundësojë arsyetime qeverisë që të ik nga problemet reale dhe mos ju bëjë trysni deputetëve të OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Por për të dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit, atij nuk i mjafton vetëm një postim në rrjetet sociale por duhet që t’i drejtohet edhe zyrtarisht Kuvendit të Maqedonisë.

Lexo po ashtu Gruevski: Jap dorëheqje nga posti i deputetit

“Deputeti mund të dorëhiqet. Dorëheqjen deputeti e bën personalisht në seancë të Kuvendit” thuhet në nenin 65 të Kushtetutës. Të njejtën e shkruan edhe Rregullorja e punës së Kuvendit.

është e sigurtë që Gruevski nuk do të vijë në Kuvend për të dhënë dorëheqje pasi ai do të arrestohet në kufirin e parë të Maqedonisë së Veriut ku do të tentojë futjen, për shkak fleturdhëresës së lëshuar.

Nga OBRM-PDUKM-ja thonë se ai mund që dorëheqjen dhe formularin e plotësuar ta nis edhe me postë të rekomanduar. /Telegrafi/