Cristiano Ronaldo është shfaqur mjaft i disponuar gjatë pushimeve me djalin e tij të madh, Cristiano Jr dhe të dashurën Georgina Rodrigez.
Superylli i Juventusit ka bërë pushime të zgjatura, ndërsa pasi qëndroi disa ditë në Greqi, ai dhe familja e tij udhëtuan për në rivierën franceze.
34-vjeçari është dukur mjaft i disponuar në jahtin luksoz, ku argëtohej me djalin dhe partneren, me të cilën kanë një fëmijë bashkë.
Për pushimet e tij, Ronaldo ka zgjedhur jahtin tejet luksoz, të gjatë 46 metra, që mbante emrin ‘Africa’.
Natyrisht se vëmendje të madhe ka marrë e dashura e futbollistit, e cila u bë temë e faqeve rozë me pozat me bikini.
Ndryshe, CR7 dhe Georgina janë në lidhje që nga viti 2016 dhe janë prindër të vajzës njëvjeçare Alana Martina.
Nga ana tjetër, portugezi i ka edhe tre fëmijë të tjerë, Cristiano Jr dhe binjakët Eva e Mateo, të lindur me nëna surrogate. /Telegrafi/