Çifti Getoar Selimi dhe Marina Vjollca janë duke shijuar pushimet dimërore në destinacionin luksoz, në Saint Moritz të Zvicrës.
Bashkë me ta ndodhet edhe motra tjetër e Marinës, bukuroshja e ekranit, Luana Vjollca.
Tre personazhet në fjalë, janë shumë të ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, shkruan Telegrafi.
Ata kanë publikuar së fundmi imazhe nga pushimet e tyre dimërore, ku kanë treguar se kanë shijuar edhe skijimin.
Marina, përkundër faktit që nuk ka një miqësi shumë të mirë me këtë sport, ka shijuar udhëtimet me teleferik, teksa disa prej pamjeve i kanë ndarë me fansat e saj.
Ndërkohë, Luana ka publikuar disa fotografi, përmes së cilave ka treguar se ka provuar skitë.
Ndërkohë, reperi Getoar Selimi ka sjell gjithashtu për fansat dy fotografi nga pushimet e tij dimërore.
Ata janë duke qëndruar në një resortet më luksoze të Saint Moritz. /Telegrafi/