Telegrafi

Pushimet e Elitës dhe Gjikos në Santorini përmes 10 fotografive (Foto)

Çifti i njohur Gjiko dhe Elita Rudi, këto janë gjendur për pushime në një nga ishujt më përrallorë të Greqisë.

Ata kanë shkuar së bashku në Santorini, për t’i dhënë një pushim më se të merituar vetes së tyre, në fillim të sezonit veror, transmeton Telegrafi.

Përmes rrjeteve sociale, çifti kanë ndarë me fansat imazhe të ndryshme përmes së cilave kanë treguar për çastet e këndshme që po kalojnë së bashku atje.

Se janë pafund të dashuruar, këtë e zbulon edhe buzëqeshja e tyre në secilën fotografi.

Vetëm pak ditë më parë Elita ka festuar ditëlindjen e 24-t, ndërsa me këtë rast u urua me një fotografi të veçantë nga Gjiko në Instagram.

Më poshtë, ju prezantojmë me pushimet luksoze të çiftit në Santorini, përmes 10 fotografive. /Telegrafi/