Shefi i ekzekutiv i Google, Sundar Pichai, u tha punonjësve të kompanisë që me shumë gjasë do të punojnë nga shtëpia deri në fund të vitit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë një takimi të enjten, u potencua se disa punonjës që i duhen kompanisë do të mund të ktheheshin në zyrë në qershor ose korrik, mirëpo, së pari do të vendosen masa të caktuara të sigurisë ndaj coronavirusit.
Lajmet u raportuan fillimisht nga The Information, dhe u konfirmuan nga një burim i pavarur i Business Insider.
Një njoftim i ngjashëm u bë sot nga Facebook, i cili u tha punonjësve se ata mund të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia për pjesën e mbetur të vitit 2020, megjithëse është deklaruar se do të fillojë rihapjen e zyrave.
Google muajin e kaluar u tha punonjësve se ishte duke e zgjatur punën nga shtëpia deri më 1 qershor, dhe planifikonte një rikthim në zyrë.
Sidoqoftë, tani duket se shumica e fuqisë punëtore të Google do të funksionojë nga distanca për për një kohë të gjatë. /Telegrafi/