Telegrafi

Punonjësit e duartrokasin drejtorin e përgjithshëm të Mercedes derisa po largohej nga kompania për t’u pensionuar, në shtëpi e priste befasia (Video)  

Është dita e tij e fundit si drejtor i përgjithshëm i Mercedes Benz, e dalja në pension ka arritur për Dieter Zetsche.

Duke e përcjell me duartrokitje të punonjësve të shumtë, ai dorëzon ID e kompanisë të cilën e drejtoi për shumë vite, duke ua dhënë lamtumirën të gjithëve derisa po largohej për herë të fundit nga kompania, transmeton Telegrafi.

Sigurisht se do të ishte një ditë e mërzitshme për të, po të mos e priste në garazhin e shtëpisë një befasi.

“E ardhmja e e-mobilitetit është duke marrë formë. BMW i8 Roadster po zbulon të ardhmen futuristike, në çdo detaj dhe ju jep lirinë për të shkuar ku të doni”, shkruan përbri videos më të re të gjigantit gjerman BMW. /Telegrafi/