Site icon Telegrafi

Punonjësi i supermarketit qetëson vogëlushin që qante (Video)

Lauren Walker ka qenë duke blerë në një supermarket në Glasgow të Skocisë, kur i biri saj ka nisur të qajë dhe nuk rrinte si duhet.

Në atë moment, nënës të lodhur i ka dalë në ndihmë banakieri, që e ka marrë fëmijën për ta qetësuar, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet punonjësi teksa mbanë vogëlushin dhe kalon mallrat nëpër detektorin për verifikimin e çmimit, ndërsa ai shikon i qetësuar.

“Kujdesi për fëmijët nuk është punë e banakierit, aq më pak kur është në orarin e punës, por ky është një njeri i mrekullueshëm”, ka shkruar Walker lidhur me rastin.

Filmi i shkurtër ku shihet ky veprim njerëzor ka bërë xhiro në rrjetet sociale, ku janë lënë pëlqime të shumta dhe komente pozitive. /Telegrafi/

https://youtu.be/laoXWUVs6P8

Exit mobile version