Site icon Telegrafi

Punonjësi britanik tregon se si do të duket spitali i përkohshëm në Londër: Këtu po bëhen gati që të ketë shumë të vdekur, ta marrim seriozisht situatën

Një punonjës në Britani të Madhe ka publikuar një video në Facebook, në të cilën e përshkruan se si do të duket kompleksi “Exel Center” në Londër, i cili do të shndërrohet në spital të përkohshëm në luftën kundër coronavirusit.

Punimet në ndërtimin e spitalit kanë filluar javën e kaluar, kurse Alex Woodside që punon në rregullimin e klubeve të natës, kas publikuar videon ku shihet se si duket kompleksi me 100 mijë metra katrorë në të cilin do të vendosen 4 mijë shtretër, transmeton Telegrafi.

Në video ai dëgjohet duke thënë se nuk e kishte kuptuar se sa serioze është situata sa i përket coronavirusit, derisa nuk e ka parë këtë objekt gjigant.

“Nëse nuk e merrni seriozisht, ashtu siç kam vepruar edhe unë, mendoj se duhet ta bëjmë një gjë të tillë sepse po përgatiten për nivel të lartë të vdekjeve këtu”, ka shtuar Woodside.

Në këtë objekt gjigant, një pjesë është paraparë të futen trupat e pajetë dhe do të shërbej si morg, kurse ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka thënë se spitalit do të përbëhet nga dy njësi nëpër të cilat do të shpërndahen nga dymijë persona. /Telegrafi/

Exit mobile version