Telegrafi

Punonjësi i aeroportit gati shkaktoi aksident, duke vozitur furgonin para aeroplanit që po nisej (Video)

Në një aeroport të Missourit të Shteteve të Bashkuara, është shmangur një aksident që ka mundur të përfundoi me fatalitet, shkaku i një punonjësi që e voziti furgonin nëpër pistë.

E tëra që deshi ai, ishte të mos mungonte në një aheng me kolegë, duke rrezikuar t’i dilte përpara një aeroplani me 57 pasagjerë, që ishte duke u nisur, transmeton Telegrafi.

Pamjet rrëqethëse që mund t’i shihni më poshtë, e tregojnë momentin dramatik, kur furgoni largohet vetëm pak sekonda para se aeroplani të afrohej.

Nuk bëhet e ditur, nëse janë ndërmarrë masa ndaj këtij punonjësi, që për një aheng me grill, voziti pakujdesshëm në një zonë të rëndësishme. /Telegrafi/