Site icon Telegrafi

“Punoja 16 orë në ditë” – banori nga Prishtina pas rrëfimit prekës në BBVA surprizohet nga bashkëshortja, mëson se po bëhet baba i një vajze

Gramos Bajçinovci ka emocionuar mbrëmë (e martë) me rrëfimin e tij në Big Brother VIP Albania 4.

I pyetur se si është të jetosh ëndrrën dhe si po i përjeton momentet brenda shtëpisë më të famshme, ai u shpreh falënderues dhe mirënjohës për mundësinë e dhënë.

“Gramos, në fillim u fute gjithë energji, por më pas nuk e di çfarë ndodhi. Ishe më i qetë, më pak protagonist, sikur fillove të ndërtosh disa raporte ty brenda. Si është të jetosh brenda ëndrrës që ti ke dashur ta jetosh për shumë vite”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga Ledion Liço.

Foto: Screenshot/YouTube

“Është padyshim një gjë shumë e bukur. S’e kisha imagjinuar ndonjëherë që do të kisha qenë pjesë e Big Brother, dhe për këtë u jam shumë mirënjohës dhe falënderues. Janë momente shumë të bukura që kurrë në jetë s’kam për ti harruar. Në fillim kam qenë shumë energjik, vazhdoj të jem i tillë edhe pse e kam ulur pak dozën. Mirëpo në shtëpi ka pasur shumë debate të ashpra ku nuk e shoh veten dhe për këtë po bëj një hap pas duke u munduar të gjej njerëz që më bëjnë të ndihem mirë”, tha ai.

Lexo po ashtu “Në këtë rrugëtim isha vetëm unë dhe ndihma e Zotit” - Gramosi tregon se si iku në mënyrë ilegale për në Gjermani

I njëjti theksoi se punonte deri më 16 orë në ditë, për të plotësuar kërkesat e familjarëve të tij. Si baba i një djali, ai foli gjatë gjithë kohës për vogëlushin, për të cilin e ka marrë malli.

“Bëja dy punë, punoja 16 orë, operator dhe taksist. E di që edhe bashkëshortja e ka pasur problem. Djalin e çoj shumë në çerdhe edhe nisi të sëmurej, e më pas vendosëm të qëndronte bashkëshortja në shtëpi për të mbajtur djalin. Ne nuk jemi një familje e pasur, as mami nuk punon. Vetëm babai…”, tha Gramosi i përlotur.

Më pas, banori nga Prishtina u surprizua nga bashkëshortja e tij shtatzënë, e cila i foli për djalin, Fronin, dhe familjarët.

 

Në ndërkohë, një emocion për Gramosin ka qenë momenti kur ka mësuar gjininë e bebit, e cila është vajzë. /Telegrafi/

Exit mobile version